Shtohen qendrat shëndetsore përgjatë bregdetit, nga çelja e sezonit 17 mijë persona kanë marrë shërbime

Publikuar tek: ekonomi, më 17:33 01-08-2016 Shtohen qendrat shëndetsore përgjatë bregdetit, nga çelja e sezonit 17 mijë persona kanë marrë shërbime

Që nga fillimi i sezonit turistik  17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës.

 Rreth 25 persona në ditë u drejtohen këtyre qendrave shëndetësore për të marrë ndihmë mjekësore.

“Praktikisht, në të gjithë vendin deri më sot kemi rreth 16-17 mijë raste që janë shërbyer. Vetëm në atë pjesë që mbulohet nga Qendra Shëndetësore e Bashkisë së Himares që fillon nga Palasa e shkon deri në Qeparo, madje ne ndonjëherë nuk arrijmë të masim kufijtë administrativë po shkojmë aty ku vjen thirrja, jemi në 1400 persona të shërbyer me vizita, me urgjenca dhe një numër më të vogël referimesh për në spital”, ka nënvizuar kreu i shëndetësisë.

Ndryshe nga një vit më parë, ato u hapën edhe në zonat e Kalasë së Dodës, Kelmendit dhe Prespës. Sipas mjekëve rastet që paraqiten më së shumti janë ato kanë të bëjnë me gastroentërtet dhe infeksionet e ndryshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034897089004517
array(1) { ["section"]=> string(108) "shtohen-qendrat-shendetsore-pergjate-bregdetit-nga-celja-e-sezonit-17-mije-persona-kane-marre-sherbime-48386" }