Shtohen rastet e falimentit të bizneseve në Gjykatën e Tiranës

Publikuar tek: ekonomi, më 09:25 19-08-2016 Shtohen rastet e falimentit të bizneseve në Gjykatën e Tiranës

Numri i bizneseve që aplikojnë për falimentim janë shtuar dita ditës në Gjykatën e Tiranës.

Në total gjatë periudhës janar – gusht 2016 janë regjistruar 11,804 çështje, nga të cilat 6,812 janë të reja, ndërsa 4,787 të mbartura.

Aktualisht në gjykatë janë duke u shqyrtuar çështje të falimentit në ngarkim të shoqërive, si : Volalba, Albanian Airlines, Havas-Havaalanlari Yer Hizmetleri A.S, al.p.in shpk, Italkrom Albania shpk, G&T sh.p.k, Praktiker, raporton Monitor.

Numri më i madh i çështjeve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe i përket atyre me natyrë kontraktuale dhe më pak ata që kanë të bëjnë bëjnë me shkaktim dëmi. Po ashtu,  çështjet që kanë patur në themel marrëdhëniet e punës janë rritur.

Përgjithësisht kreditorët, por edhe aktorët që merren me zbatimin praktik të ligjit “Për falimentin”, si gjyqtarët, avokatët, administratorët e falimentit etj., janë shprehur se ligji ekzistues është kompleks, me shumë rregulla të detajuara, vështirësish për t’u kuptuar, me terma të paqartë dhe shpesh kontradiktor, me shumë referenca, që janë shpesh të pasakta, dhe shumë i vështirë për t’u vënë në zbatim. Pra, nuk është shfrytëzuar nga biznesi.

Ligji i ri për Falimentin është diskutuar vetëm në parim në komisionet kuvendore dhe pritet që të shkaktojë diskutime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1655650138855
array(1) { ["section"]=> string(68) "shtohen-rastet-e-falimentit-te-bizneseve-ne-gjykaten-e-tiranes-50196" }