Shtohen studentët e ngujuar, nxjerrin jashtë përfaqësuesit e ministrive

Publikuar tek: aktualitet, më 18:34 14-01-2019 Shtohen studentët e ngujuar, nxjerrin jashtë përfaqësuesit e ministrive

"Ik, ik", me këto thirrje janë pritur sot përfaqësuesit e dy ministrive, të Ekonomisë dhe të Arsimit, në Fakultetet e Tiranës.

Pas këtyre thirrjeve, dy përfaqësuesit e ministrive u larguan nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Situata ka qënë e ngjashme edhe në fakultetet e tjera. Të ngujuarit tek Fakulteti i Ekonomisë e komenuan për IN News kështu praninë e përfaqësuesve të qeverisë: “Përfaqësuesit e ministive nëse janë me idetë e zotit kryeministër t’i mbajën për vete”, tha një studente.

Sakaq, sot edhe pse temperaturat janë të ulëta, në koridoret e fakulteteve janë shtuar studentët që protestojnë. Në IN TV ata tregojnë si i kalojnë netët e ftohta. “Gjatë natës mundohemi që të ngrohemi me batanije, të qëndrojmë në klasa sa më të vogla lehtësisht të ngrohshme”, u shpreh një student.

“Është shumë e vështirë po thjeshtë na motivon ideja se çfarë na pret pastaj”, u shpreh një vajzë që prej 4 netësh qëndron në fakultet.

Këtë të hënë janë ngujuar veç studentëve të Ekonomikut, Arkitekturës dhe Juridikut dhe të tjerë nëpër fakultete të tjera, madje dhe në rrethe e vendit. Me studentët e Tiranës janë bashkur edhe ata të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Në muret e fakulteteve ata ka vendosur mesazhe të reja që tregojnë për vijimin e rezistencës.

LAJMI NË: http://www.intv.al/shtohen-studentet-e-ngujuar-ik-ik-te-rinjte-nxjerrin-jashte-perfaqesuesit-e-ministrive-84423?fbclid=IwAR1HV-DU8vA4LLI3V9ZdKqDxhrkrnReOvqynV-l-p06Q61ODq8F1OcrkiSk

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PËRGJIMET për ish-drejtorin e Burgjeve, telefonata nga zyra e Ramës për punësimet dhe çfarë thonë deputetët e PS-së (E PLOTË)
Skandali i përgjimeve telefonike, reagon PD »
Article Logic
Execution time: 0.012598991394043
array(1) { ["section"]=> string(77) "shtohen-studentet-e-ngujuar-nxjerrin-jashte-perfaqesuesit-e-ministrive-148767" }