‘Shtrëngoje fort, ndieje...’ Reagon KLGJ për gjyqtarin që i kërkonte favore seksuale nënës me fëmijë: Ja pse reforma në drejtësi ishte e domosdoshme

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 09-01-2019 ‘Shtrëngoje fort, ndieje...’ Reagon KLGJ për gjyqtarin që i kërkonte favore seksuale nënës me fëmijë: Ja pse reforma në drejtësi ishte e domosdoshme

Reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjyqtarin nga Fieri i cili i kërkonte favore seksuale një nëne e cila luftonte për kujdestarinë e fëmijës së saj.

KLGJ shpreh indinjatën e thellë për këtë rast dhe thotë se kjo është edhe një prej arsyeve se pse reforma në drejtësi ishte domosdoshmëri.

Historia tronditëse u publikua një natë më parë në emisionin “Stop” ku një nënë, u përball me kërkesën e gjyqtarit  të Fierit Roland Hysi për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.

Gruaja, denoncuese tregoi gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jepte psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda bën me dije se ka nisur menjëherë hetimi dhe KLGJ nga ana e tij garanton opinionin publik se do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, për verifikime sa më transparente dhe profesional ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive. 

 

REAGIMI I PLOTË I KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi u njoh me videon e shfaqur në mbremjen e datës 08.01.2019, në emisionin investigativ "STOP", televizioni kombëtar KLAN, shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për ngjarjen dhe për implikimin e mundshëm të gjyqtarit apo gjyqtarëve të përmendur në këtë emision.

Këshilli Lartë Gjyqësor, duke vlerësuar sjelljet dhe veprimet e gjyqtarit në raport me ligjin, nxit shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse. Shkeljet e rënda të etikës dhe që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit, ishin arsye për të cilën reforma në drejtësi doli si domosdoshmëri, dhe do të jetë arsye që kjo reformë, me të gjithë institucionet e reja të sapo ngritura, të vijojë përpara betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit.

Duke falenderuar emisionet televizive investigative, si dhe të gjithë qytetarët, për kontributin e tyre, në bërjen publike të rasteve korruptive, KLGJ garanton opinionin publik se do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, për verifikime sa më transparente dhe profesional ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VETTINGU/ Deklarim i rremë dhe  fshehje e  pasurisë, kush është gjyqtari drejt shkarkimit  
Moti i keq në gjithë vendin, ministria e Mbrojtjes: Punonjësit e Emergjencave Civile në terren »
Article Logic
Execution time: 0.013117074966431
array(1) { ["section"]=> string(148) "shtrengoje-fort-ndieje-reagon-klgj-per-gjyqtarin-qe-i-kerkonte-favore-seksuale-nenes-me-femije-ja-pse-reforma-ne-drejtesi-ishte-e-domosdoshme-148067" }