Shtrenjtohen prodhimet “Made in Albania”, rriten kostot e industrisë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:33 06-03-2017 Shtrenjtohen prodhimet “Made in Albania”, rriten kostot e industrisë

Industria e rëndë dhe ajo përpunuese janë nën trysninë e kostove në rritje. Sipas të dhënave të sotme të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit përkatësisht me 0,9%, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 dhe 1,4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 5,5 %. Brenda kësaj industrie, vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,3%.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 0,1 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të përpunimit të tekstileve me 1,9 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,7 %. Ndërsa, çmimet e prodhimit në aktivitetet e prodhimit të letrës dhe prodhimit të mobilieve kanë shënuar rritje përkatësisht 1,6 % dhe 2,2 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase shënoi një rritje me 0,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “Industri Nxjerrëse” me 2,5 % dhe “Industri përpunuese” me 0,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 102,8 duke shënuar një rritje me 2,6 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet: “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” kanë shënuar rritje përkatësisht me 4,8 % dhe 1,2 %.

n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023738145828247
array(1) { ["section"]=> string(71) "shtrenjtohen-prodhimet-made-in-albania-rriten-kostot-e-industrise-70962" }