Shtrenjtohet bileta e autobusit në Durrës, qytetarët nuk janë në djeni

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 14-03-2019 Shtrenjtohet bileta e autobusit në Durrës, qytetarët nuk janë në djeni

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë nga 30 në 40 lekë për udhëtar.

Shumë prej qytetarëve që përdorin linjat urbane të Durrësit nuk janë në dijeni të këtij vendimi që hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

Ndryshimi i tarifës është bërë duke marrë në konsideratë ankesën e dy operatorëve privatë për rritje të vazhdueshme të shpenzimeve.

Sipas Bashkisë së Durrësit, rritja e çmimit të biletës, do të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit në 6 linjat aktuale të transportit urban në qytetin bregdetar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006659984588623
array(1) { ["section"]=> string(76) "shtrenjtohet-bileta-e-autobusit-ne-durres-qytetaret-nuk-jane-ne-djeni-156435" }