'Shtrihen në kamionë, ushqimi prishet', mediat daneze publikojnë PAMJET: Si tentojnë shqiptarët të kalojnë ilegalisht në Angli

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 21-05-2019 'Shtrihen në kamionë, ushqimi prishet', mediat daneze publikojnë PAMJET: Si tentojnë shqiptarët të kalojnë ilegalisht në Angli

Mediat daneze i kanë kushtuar rëndësi emigrimit ilegal të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

"Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duke “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës", nis kështu artikulli i “Dr.dk".

Që nga vera, në portin e Esbjergut është rritur numri i shqiptarëve që fshihen nëpër kamionë dhe tentojnë të shkojnë ilegalisht drejt Britanisë të Madhe. Ata shtrihen në kamionë. Ndërsa për autoritetet daneze kjo është një çmenduri.

Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë janë ndaluar në portin e Esbjerg, pasi kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli.

Për transportuesit si Henrik Skov Christensen, ka pasoja të mëdha financiare për njerëzit që fshehin në ngarkesë.

“Kur ata fshihen dhe ulen midis ushqimit për tre deri në pesë ditë, ushqimet prishen”, thotë një zyrtar i “Henrik Skov Christensen”.

Udhëtimi nëpër Kanalin Anglez zgjat 18.5 orë. Nëse shqiptarët gjenden në kamion kur zbarkojnë në bregdetin anglez, gjoba të mëdha i vendosen edhe kompanisë së kamionëve ku fshihen shqiptarët.

Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në Danimarkë, sepse Shqipëria dhe BE kanë bërë një marrëveshje pa viza dhe pasi të kenë hyrë në BE, për shkak të bashkëpunimit Shengen ata mund të udhëtojnë lirisht në vendet e BE që janë pjesë e marrëveshjes. Por ata nuk mund të hyjnë në Britani të Madhe pa vizë.

Pranë portit është një banesë e braktisur ku shqiptarët gjoja janë duke qëndruar para se të tentojnë të udhëtojnë ilegalisht në Angli.

Media daneze ka zgjedhur një shqiptar si personazh për të folur për ngjarjen. Ai ka tentuar disa herë të ikë drejt Britanisë.

"Unë u përpoqa të shkoj në Angli dy ose tri herë, por jo. Një burrë këtu më ndihmoi. Ai më dha një vend për të fjetur dhe më ofroi punë", shprehet ai.
Para se shqiptari të shkonte në Danimarkë, ai kishte ndjekur shkollën e mesme në Shqipëri. Por sipas tij, ai nuk kishte qenë nxënës i mirë në mësime dhe kishte vendosur të emigronte.

"Ëndërroja të dilja në Evropë. Doja të shkoj në Angli, sepse më pëlqen vendi. Unë nuk dua të them se ishte një ëndërr, por vetëm dëshiroja një jetë më të mirë", thotë ai.

Siguria tani është rritur në Portin e Esbjerg

Problemi me shqiptarët e ka bërë Portin e Esbjerg të rrisë sigurinë me kamera termike, gardhe më të larta me tela shtesë me gjemba dhe më shumë patrulla. 

Me rritjen e sigurisë në port, transportuesi Henrik Skov Christensen shpreson se problemet së shpejti do të përfundojnë.

Përshtati: Newsbomb.al

download (1).jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013912916183472
array(1) { ["section"]=> string(128) "shtrihen-ne-kamione-ushqimi-prishet-mediat-daneze-publikojne-pamjet-si-tentojne-shqiptaret-te-kalojne-ilegalisht-ne-angli-165095" }