“Shtrirë si derra nëpër kolltuqe e bam-bum”, Rama shpërthen ndaj drejtuesve të mediave

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 26-01-2021 “Shtrirë si derra nëpër kolltuqe e bam-bum”, Rama shpërthen ndaj drejtuesve të mediave

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer ashpër ndaj pronarëve të mediave, duke thënë se nuk duhet të dalin të “bombardojnë’ shqiptarët me të pavërteta, por duhet të hetojnë.

Rama është shprehur për përgjimet e italiane se mediat po abuzojnë duke marrë letra dhe duke “bërë lëmsh dynjanë”.

 “Merrni shembulll nga stopi dhe fiksi, bëni hetime jo shtirë nëpër kolltuqe si derrat dhe mbajnë shqiptarët me drroga dhe bëjnë ekspertat dhe janë më të korruptuar se të gjithë ne sëbashku” tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Këto përgjime që ju i shisni si kapje në flagrancë mes mafias dhe mediave në Tiranë. Nëse do të kishte diçka këtu do të kishte mbetur pa dalë atje, apo nuk do kishte ardhur këtu në çfarëdolloj forme. Merr letra nga dosje përgjimesh në Itali, dhe hidhi këtu, e bëj një dynja lëmsh me llafe, kush ia bën këtë vendit të tij.

A ka pastrim parash në këtë vend? Po ka, a dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të rrepta, blen një shtëpi një emigrant, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj, që të verifikohen se ku i gjen, gjë që ka çuar probleme me emigrantët.

A e dini ju që verifikohen ekstremisht të gjithë personat që blejnë shtëpi, dhe mua që më shikoni këtu nuk jam dakord, por as ndërhyj dhe as nuk i ndryshoj këto rregulla. Çdo klient që blen një apartament në Shqipëri kalon në filtrin e verifikimit të pastrimit të parave, të gjitha kompanitë e ndërtimit kanë ankesa se tremben klientët. A ka pastrim parash? Po ka, po si dhe ku, kjo u takon institucioneve që ta gjejnë.

Merrni shembulll nga stopi dhe fiksi, po ata që mbajnë me dokrra nga divani shqiptarët si derra të kënaqur, që janë më të korruptuar se të gjithë ne së bashku, janë dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit. Ça është kjo, shtrirë atje në kolltuqe që marrin në gojë njerëz, si mund të funksionojë kështu raporti me të vërtetën. Ca është kjo histori shtirë dhe ngri e ul njerëz bam e bum, si mund të funksionojë kushu marrëdhënja me të vërtetën dhe me publikun. Nuk jeni të kënaqur nga investigimet, atëherë hetoni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 7 vjet nga vdekja e Laver Bariut, Presidenti Meta: Është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve dhe gëzimeve të popullit tonë
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person »
Article Logic
Execution time: 0.012220859527588
array(1) { ["section"]=> string(90) "shtrire-si-derra-neper-kolltuqe-e-bam-bum-rama-shperthen-ndaj-drejtuesve-te-mediave-236448" }