Shtrohet në spital Boris Johnson, me temperaturë të lartë nga koronavirusi

Publikuar tek: bota, më 22:31 05-04-2020 Shtrohet në spital Boris Johnson, me temperaturë të lartë nga koronavirusi

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është shtruar në spital ditën e sotme, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

 

Një zëdhënëse e kryeministrit tha se Johnson “vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit", përfshi edhe temperaturë të lartë.

Zëdhënësja tha se shtrimi i tij në spital është një “hap paraprak” i ndërmarrë pas këshillimit me mjekët.

Kryeministri mbetet përgjegjës për qeverinë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin këshillat për distancimin shoqëror.

“Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është shtruar në spital për teste,” tha zëdhënësja e Johnson.

“Ky është një hap paraprak, pasi kryeministri vijon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin”.

Zëdhënjësja shtoi: “Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083088874816895
array(1) { ["section"]=> string(80) "shtrohet-ne-spital-boris-johnson-me-temperature-te-larte-nga-koronavirusi-201501" }