Shtyhet gjyqi ndaj administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj. Kërkohet konfiskimi i 3.2 milion dollarë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:37 08-04-2016 Shtyhet gjyqi ndaj administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj. Kërkohet konfiskimi i 3.2 milion dollarë

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-administratorit të kompanisë së mbledhjes së borxheve DIA, Kastriot Ismailaj.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mospranimi i trupës gjykuese nga avokati i tij. Sipas avokatit, trupa gjykuese është e njëanshme duke thënë se nuk ka besim te ata.

Ditën e sotme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sot konfiskimin e llogarive bankare të të pandehurit Kastriot Ismailaj në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro, pas hetimit pasuror që u zhvillua ndaj tij, në kuadër të ligjit “Antimafia”. Organi i akuzës ka paraqitur para Gjykatës për Krime të Rënda konkluzionet e saj përfundimtare, në të cilat paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatin e hetimeve dhe të shqyrtimit gjyqësor.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin mbi bazën e informacioneve të dërguara nga instuticionet ligjzbatuese dhe akteve të një hetimi të mëparshëm të Prokurorisë së Tiranës.

Në bazë të informacionit, kanë rezultuar dyshime se, nëpërmjet shoqërive të krijuara dhe administruara nga shtetasi Kastriot Ismailaj, janё kryer transaksione financiare pa logjikë ekonomike, me burime tё ardhurash tё dyshuara nga aktivitete te paligjshme kriminale. Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё regjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jahjaga status pas lënies së detyrës: Rrugëtimi ynë nuk mbaron këtu
Merr flakë autobuzi në Durrës, flakët gllabërojnë pjesën e pasme të tij (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011745929718018
array(1) { ["section"]=> string(106) "shtyhet-gjyqi-ndaj-administratorit-te-dia-kastriot-ismailaj-kerkohet-konfiskimi-i-3-2-milion-dollare-37154" }