Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Velierën.
Trupa gjykuese ka vendosur që seancën e radhës ta zhvillojë më datë 6 shkurt në orën 14:00, për t’i dhënë kohë palëve për pretendimet e fundit. Sakaq avokatja Mirela Jorgo Çela, e cila kundërshton fuqishëm këtë projekt shkatërrues për arkeologjinë e Durrësit, shprehet e indinjuar nga mundesa e aktivistëve të cilët më herët dilnin të protestonin.
Ata mesa duket janë lodhur dhe kanë hequr dorë nga mbrojtja e Durrësit.
“Kam hipur në majë të Velierës duke pritur orën e gjyqit. O ju të rinjtë aktivë për Durrësin, pse nuk u dukë asnjë seancë gjyqësore, për kuriozitet të paktën... Pse hoqët dorë nga beteja”, shkruan me nota revolte avokatja Mirela Jorgo Çela e cila seancë pas seance vazhdon ta ndjekë me përgjegjësi të plotë fatin e Velierës e Durrësit arkeologjik.