Shtyhet me 2 ditë mbledhja e Këshillit për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, Halimi:Po Kokëdhima kur?

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 23-03-2015 Shtyhet me 2 ditë mbledhja e Këshillit për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, Halimi:Po Kokëdhima kur? Këshilli i Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores

Shtyhet me dy ditë mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend, pas kërkesës së Tom Doshit se nuk ka mundësi të jetë i pranishëm për arsye shëndetësore. Në mbledhje ishin prokurorët Altin Binaj dhe Adnan Xholi, të cilët kërkojnë autorizimin për arrestim të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Menjëherë pas mbledhjes deputeti demokrat Eduart Halimi deklaroi se po përdoren standarde të dyfishta ku kërkesa për heqje mandati të Doshit dhe Frrokut u diskutua menjëherë dhe kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima që prej 3 javësh nuk është marrë parasysh.

"Parlamenti është bazuar në një standard të vendosur ku seancat dëgjimore kanë qenë gjithmonë publike. Standardi është krucial për funksionimin e parlamentit. Çështja  e dytë e një vendosje në rend dite edhe të heqjes së mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, deputeti tjetër edhe pse ka 3 javë që është në Kuvend kërkesa jonë nuk është marrë në konsideratë, kurse tjetri menjëherë. Për kërkesën tjetër nuk morëm përgjigje sepse nënkryetari i Kuvendit nuk na dha përgjigje. Lidhur me kërkesën për ta shtyrë për arsye mjekësore deputetët e opozitës u shprehën qartë se në çdo kohë jemi në favor të prokurorisë, pro edhe transparencës për seancat dëgjimore. U shty me dy ditë dhe do njoftoheni nga administrate e Kuvendit.", tha Halimi.

Mbledhja  e parë e Këshillit u bë ditën e shtunë, pasdite. Ilir Meta u tërhoq nga drejtimi i mbledhjes për shkak të konfliktit të interesit duke qenë se Doshi e ka akuzuar atë për porosi të vrasjes së tij. Në mbledhjen e drejtuar nga Vangjel Dule, Doshi kërkoi shtyrjen e saj.

“Siç parashtrova në hyrje të kësaj shkrese, nga Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit te Republikës së Shqipërisë jam njoftuar vetëm per kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, bashkëlidhur së cilës nuk kishte asnjë dokument shoqërues - të cilat sipas kësaj dispozite të Rregullores janë të detyrueshme t’i paraqiten deputetit. Vetëm para një ore më është derguar me email, jo zyrtarisht, dhe një shtesë e relacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo provat dhe dokumentat që janë në bazë të kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm. Në këto kushte kërkoj nga Këshilli që të me vërë në dispozicion të gjitha materialet e dërguara nga Prokurori i Përgjithshëm bashkëlidhur me kërkesën, me qëllim që unë të realizoj mbrojtjen time para këtij Këshilli.’’, i kërkonte Doshi këshillit.

Ndërkohë jashtë Kuvendit, deputetët e opozitës janë duke protestuar, siç kanë bërë këto ditët e fundit duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frroku: Edhe mund të arrestohem, por s’kam dhënë dëshmi të rreme
Alarmi fals për bombë tek ‘’Petro Nini’’, arrestohet 17-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.01213812828064
array(1) { ["section"]=> string(103) "shtyhet-me-2-dite-mbledhja-e-keshillit-per-arrestimin-e-doshit-dhe-frrokut-halimi-po-kokedhima-kur-6689" }