Pandemia dhe situata e krijuar në të gjithë botën nga koronavirusi ka bërë që të anulohen me qindra evenetet kulturore si dhe koncerte.
Kështu ka ndodhur dhe me koncertin e këngëtarit me famë botërore, Maluma. Koncerti i të cilit është anuluar për herë të dytë.
Koncerti ishte lënë për datën 6 shtator 2020, por fatkeqësisht është shtyrë sërish. Fansat do t'u duhet të presin edhe një vit.
Data e re është vendosur më 24 qershor 2021. Ndërsa vendodhja vazhdon të jetë e njëjta te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Shpresojmë që situata e koronavirusit deri atëherë të jetë qetësuar dhe mos të kemi një anulim të tretë.