Është shtyrë sërish sot pretenca për ish-deputetin Mark Flloku.
Mësohet se shtyrja e pretencës është bërë për shkak të mungesës së një prokurori dhe se seanca e radhës do të mbahet më 16 mars.
Ndaj ish-deputetit rëndojnë disa akuza, si vrasje në bashkëpunim e kryer me paramendim, pastrim i parave, mosdeklarim i pasurisë dhe ndërtim i paligjshmëm.
Prej afro dy vitesh, ai ndodhet i arrestuar në paraburgimin 302 në kryeqytet.