Shtyhet prodhimi i iPhone 6S dhe 7

Publikuar tek: bota, më 16:16 08-08-2015 Shtyhet prodhimi i iPhone 6S dhe 7

Prodhimi në masë i modelit të ri iPhone 6S dhe 7 është shtyrë, por data për prezantimin e tij mbetet ende e njëjtë. iPhone i ri do të dalë në shitje në shtator të këtij viti.

Sipas analistit të sigurisë Ming-Chi Kuo, Apple ka pakësuar kërkesat për prodhimin e iPhone 6 dhe 6+, e kjo është bërë për t’i hapur rrugë prodhimit të modelit të ri. Ndërsa Foxconn, kompania që do të ndërtojë iPhone-n ka rritur sigurinë në fabrika për të ndaluar publikimin e pjesëve të telefonit të ri nga Apple në media.

Modeli i ri pritet të ketë një sërë përmirësimesh, ku veçohet përmirësimi tepër i madh i kamerës. Fotografitë dhe videot që do të realizohen me iPhone-n e ri, pritet të jenë të një cilësie superiore, të krahasueshme me kamerat profesionale. Përmirësime pritet të ketë edhe jetëgjatësia e baterisë, që sipas disa zërave do të zgjasë 1 javë pa patur nevojë për ri-karikim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029601097106934
array(1) { ["section"]=> string(40) "shtyhet-prodhimi-i-iphone-6s-dhe-7-18003" }