Shtyhet seanca e Adriatik Llallës, dosja do të gjykohet në nëntor (ARSYEJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 09-07-2020 Shtyhet seanca e Adriatik Llallës, dosja do të gjykohet në nëntor (ARSYEJA) Adriatik Llalla

Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Dosja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm do të shqyrtohet në nëntor. Kjo pasi avokati ka kërkuar disa hetime shtesë.

Mbi Llalën rëndon akuza e fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për banesën që ai ka në afërsi të Qytetit Studenti, të cilën e ka legalizuar në kundërshti me ligjin dhe nuk e ka deklaruar, për këtë arsye ai do të vihet para ligjit.

Mësohet se Llallës i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.

Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të ardhurash, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093679428100586
array(1) { ["section"]=> string(79) "shtyhet-seanca-e-adriatik-llalles-dosja-do-te-gjykohet-ne-nentor-arsyeja-213336" }