Është shtyrë seanca gjyjqësore e ballafaqimit mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe Emiliano Shullazit, pasi avokatët e Shullazit kanë dhënë dorëheqjen nga mbrojtja.
Mësohet se avokatët kanë dhënë dorëheqen sapo Beqaj është future në Gjykatë dhe se seanca është shtyrë për ditën e nesërme.
Beqja ishte biznesmeni që kishte pranuar të dëshmonte për presionin, kërcënimet dhe gjobëvënien që i kanë bërë e ashtuquajtura banda e Shullazit.