Është shtyrë sot seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Shtyrja e gjykimit është bërë për shkak të mungesës së gjyqtarit Besnik Hoxha.
Mziu akuzohet për ‘’shpërdorim detyre’’ dhe ‘’moszbatim të të barazisë në tenderat e rrugës’’ dhe akuzat janë ngritur ndaj tij në vitin 2013. U la i lirë më vonë me vendim të Gjykatës së Apelit.
Kryebashkiaku i Kamzës është arrestuar në vitin 2013 me të njëjtat akuza e shpërdorimit të detyrës dhe pabarazisë në tenderat e rrugës por u la i lirë nga Gjykata e Apelit.Nën hetim për akuzën shpërdorim detyre, po në këtë vit, bashkë me Mziun janë marrë dhe juristi I Bashkisë kamëz Atlis Hoti dhe Drejtori i Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi.