Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri: Dua gjyq ditë për ditë, i di ARSYET pse po zvarritet

Publikuar tek: politike, më 11:04 19-06-2019 Shtyhet seanca për Saimir Tahirin, ish-ministri: Dua gjyq ditë për ditë, i di ARSYET pse po zvarritet

Është shtyrë seanca paraprake për ish ministrin Saimir Tahiri. Mësohet se seanca e radhës për ish ministrin e Brendshëm do të jetë më 3 korrik.

Gjatë seancës së sotme Tahiri ka kërkuar që të mos zvarritet procesi.

"Boll kohë është humbur. Ju e dini shumë mirë që të kërkosh gjykim të shkurtuar nuk do të thotë të provosh përgjegjësinë", tha Tahiri për gazetarët jashtë gjykatës.

I pyetur për një status të pak ditëvë me parë për gabimet në PS, ish ministri u shpreh se sot nuk është momenti që të bëjë politike.

"Nuk është momenti im të bëj politikë tani këtu. Jam ministri më jetëgjatë jam edhe më i miri madje. E kam boll një gjyq politik", tha ai, duke shtuar se kërkon që gjyqi i tij duhet të mbarojë pasi po zvarritet për arsye politike.

"Unë mendoj se nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë. Kam arsye, besoj se ka shumë që janë të interesuar. Më duket se jam i vetmi që jam i interesuar për drejtësi.

Nuk ka seancë që unë të bëj politikë. Unë kërkoj vetëm drejtësi, mundësisht të bëj seancë ditë për ditë. Nuk ka më kohë për të humbur. U bënë 2 vjet që zvarritet kjo histori. Unë nuk e kuptoj pse, edhe pse kam dyshimet e mia që po zvarritet për arsye politike.

Unë di një gjë që ky proces nisi në Itali me përgjime e Italisë që më pas erdhën në Shqipëri. Unë jam hetuar atje dhe e dhanë verdiktin e tyre në një kohë shumë të arsyeshme. Ajo karroca që patë, janë vetëm materialet e Italisë", tha Tahiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074989795684814
array(1) { ["section"]=> string(105) "shtyhet-seanca-per-saimir-tahirin-ish-ministri-dua-gjyq-dite-per-dite-i-di-arsyet-pse-po-zvarritet-168829" }