Shtyhet sërish seanca ndaj ‘Avdylajve’, zbulohen ARSYET

Publikuar tek: aktualitet, më 14:06 21-02-2020 Shtyhet sërish seanca ndaj ‘Avdylajve’, zbulohen ARSYET

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen “339” të ‘Abdylajve’ e cila ka në total 15 persona të cilët akuzohen për shitblerjen e votave në Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Mësohet se edhe këtë herë shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve kryesorë dhe disa prej personave të akuzuar në këtë dosje.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që shtyhet gjyqi për Avdylajt, pasi njëherë shkak u bë mungesa e dy prokurorëve të dosjes 339, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, ndërsa më pas mosnjoftimi i personave në hetim.

Kujtojmë se të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084800720214844
array(1) { ["section"]=> string(59) "shtyhet-serish-seanca-ndaj-avdylajve-zbulohen-arsyet-195963" }