Shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun, ja çfarë u bë shkak këtë herë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 01-06-2020 Shtyhet sërish seanca për Agim Kajmakun, ja çfarë u bë shkak këtë herë

Shtyhet sërish seanca për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili po gjykohet në mungesë, pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Mësohet se shkak është bërë mosparaqitja e avokatit të Kajmakut dhe seanca e radhës është caktuar më datën 4 qershor.

Kujtojmë që më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Kajmakun i cili ndodhet prej disa javësh në arrati, ndërsa autoritetet e drejtësisë i caktuan masën ‘arrest me burg’ që pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor.

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008958101272583
array(1) { ["section"]=> string(76) "shtyhet-serish-seanca-per-agim-kajmakun-ja-cfare-u-be-shkak-kete-here-208623" }