Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, gjobitet avokati Maks Haxhia, zvarriti gjyqin pa arsye

Publikuar tek: aktualitet, më 12:58 07-07-2020 Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, gjobitet avokati Maks Haxhia, zvarriti gjyqin pa arsye Arbër Çekaj dhe Maks Haxhia

Shtyhet sërish seanca për Arbër Cekajn i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë të ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

 

Avokati Maks Haxhia ka munguar sërish në seancë, kësisoj ai ka marrë 50 mijë lekë gjobë me arsyen se ka zvarritur pa shkak gjyqin për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”.

Haxhiaj nuk është paraqitur në seancë, duke mos dhënë asnjë shkak.

Kujtojmë se edhe më herët është shtyrë seanca për Çekajn, për shkak të mungesës së avokatëve. Avokati Maks Haxhia, i Çekajt bëri më herët kërkesë për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore, pasi pësoi një hemoragji cerebrale.

Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042870044708252
array(1) { ["section"]=> string(99) "shtyhet-serish-seanca-per-arber-cekajn-gjobitet-avokati-maks-haxhia-zvarriti-gjyqin-pa-arsye-213118" }