Shtyhet vendimi për ‘Kongresin e Lushnjes’, Ulsi MANJA bën propozim tjetër: Të rishikohet ligji i Festave Zyrtare, të ngrihet një grup pune

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 31-10-2019 Shtyhet vendimi për ‘Kongresin e Lushnjes’, Ulsi MANJA bën propozim tjetër: Të rishikohet ligji i Festave Zyrtare, të ngrihet një grup pune Ulsi Manja

Komisioni i Ligjeve vendosi të shtynte për javën e ardhshme vendimin nëse duhet të shpallej apo jo Kongresi i Lushnjes si Festë Zyrtare.

Duke parë ndasitë e mëdha midis anëtarëve, ku deputeti i PS-së Alket Hyseni nuk pranoi të jepte votën pro, për shkak se një festë zyrtare sjell shpenzime të mëdha për shtetin, ndërsa deputeti Bashkim Fino kërkoi që t’i njihej rëndësia historike Kongresit të Lushnjes, por së pari duhej të shtrohej kjo çështje gjerësisht dhe të votohej javën e ardhshme.

Në fjalën e tij përmbyllëse, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja e çoi më tej diskutimin, duke propozuar që të ngrihet një grup me historianë dhe akademikë për të riparë ligjin e Festave Zyrtare.

‘’Ligji, që kërkoi ju t’i bëni ndryshim është për Festat Zyrtare, i miratuar që në 1992  keni kërkuar ndryshim në 1992, në këtë ligj që ka 4 nene janë ditë pushimi ditët e këtyre festave zyrtare, që janë 14 dhe lidhen me kombin dhe pjesa fetare. Propozimi juaj kërkon që në këtë listë dhe një datë tjetër. Për rëndësinë historike nuk flasim dot ne, por ata burra, me karabinë, etj, që edhe Tiranën e shpallën kryeqytet. Jam dakord me nismën tuaj, ka ardhur koha që institucionet ,akademitë të ngrenë një grup punë për të riparë kalendarin e festave kombëtare, por t’i marrim qeverisë një faturë financiare.

Vendimarrja jonë lidhet dhe me brezat. Vitin tjetër kemi 100 vjetorin e parlamentit të Shqipërisë, duhet një datë historike. Ky ligj ka nevojë të përmirësohet sepse është 1992, jo çdo festë zyrtare është ditë pushimi’’, u shpreh Manja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.005450963973999
array(1) { ["section"]=> string(141) "shtyhet-vendimi-per-kongresin-e-lushnjes-ulsi-manja-ben-propozim-tjeter-te-rishikohet-ligji-i-festave-zyrtare-te-ngrihet-nje-grup-pune-184176" }