Shtyhet vendimi për projektin e parkingjeve private

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 12-02-2015 Shtyhet vendimi për projektin e parkingjeve private Vjollca Hoxha

Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar shtyrjen e vendimit për miratimin e projektit për parkingjet private në kryeqytet. Anëtarët e PS-së kanë kërkuar me shumë kohë për tu njohur me dokumentin e paraqitur në mbledhjen e Këshillit. 


Anëtaret e PD në Këshillin Bashkiak pritet të votojnë “pro” projektit për një kontratë 35 vjeçare me 41 mijë parkingje në Tiranë. Kompanitë të cilat kanë shfaqur interes rreth projektiti për parkingjet në Tiranë janë “ABT” dhe “Speed Taxi”.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak brenda mbledhjes thonë për "newsbomb.al" se nuk ka ansjë lloj transparence për dy kompanitë, nëse këto të fundit janë të licensuara për këtë aktivitet. Nuk thuhet asgjëkundi në relacion nëse ka ndonjë studim për këtë parkim. Ndërkohë që parkimet poshtë pallateve tani do të jenë private dhe do t'i paguhet një kompanie. Këshilltarëve të majtë u është dhënë urdhëri për të votuar pro.

Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji, ka kërkuar që koncesioni të tërhiqet për rishqyrtoim pasi sipas tij koha e koncesionit është shumë e gjatë dhe një barrë e rëndë në kurriz të qytetarëve të Tiranës.

Sipas dokumentit që i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, bashkia do të marrë vetëm 10 përqind të fondeve të mbledhura nga privati. Në dokument nuk ka ndonjë kompani specifike. Aty përcaktohet procedura dhe mënyra sesi do të zhvillohen negociatat.

Socialistët do të mbledhin grupin e tyre të Këshillit Bashkiak për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do t'i japin votat këtij vendimi apo jo, kur kërkohen 3 të pestat e votave të Këshillit dhe duhet patjetër që të votojë “pro” maxhoranca dhe opozita.

Kohë më parë në portalin lapsi.al botoi një lajm sipas të cilit për marrjen e parkingjeve private në Tiranë  do t'i jepeshin një kompanie që kishte krijuar pronarja e Top Channel Vjollca Hoxha në partneritetin me kunatin e kryetarit të Bashkisë, Erjon Isufaj. Në dhjetor 2014, lapsi.al aludonte se projekti duhet të kalonte në këshillin bashkiak, por Rama nuk ka dashur t'i japë votat kësaj kompanie, dhe për këtë arsye “u prishën” marrëdhëniet mes kryeministrit dhe Top Channelit. Nuk dihet nëse sot socialistët do t'i japin udhë këtij procesi për parkigjet në anët e trotuareve, dhe nëse kompania e interesuar do të jetë kjo e përfolur kohë më parë në media.

Faksimile e projektit që do të diskutohet sot në Këshillin Bashkiak

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 7 donatorët e Fondacionit Klinton, me llogari ''offshore'' në Zvicër
Liria e medias/ Përmirësohet Shqipëria, ngjit 3 vende »
Article Logic
Execution time: 0.014585971832275
array(1) { ["section"]=> string(56) "shtyhet-vendimi-per-projektin-e-parkingjeve-private-3141" }