“Shtynë time shoqe…Më morën fëmijët nga krevati”. Bako Balili, vëllai i Kel Balilit tregon momentet e shoqërimit të familjarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 28-01-2017 “Shtynë time shoqe…Më morën fëmijët nga krevati”. Bako Balili, vëllai i Kel Balilit tregon momentet e shoqërimit të familjarëve Bako Balili, vellai i madh i Klement Balilit, diten e inaugurimit te Santa Quaranta ne Sarande

Bako Balili, vëllai i madh i Balilajve, në një intervistë telefonike për newsbomb.al, shprehet shumë i shqetësuar për atë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e vet.

“Jam duke udhëtuar për në Gjirokastër. Nuk di ca të them. Po kthehet koha e Enverit. Po si ia marrin nënës djemtë nga krevati dhe nuk i japin asnjë sqarim? I marrin, u vënë prangat dhe i hipin në furgon? Cfarë janë djemtë e mi? Kanë marrë edhe Albinon edhe Brunon. Ai sa ishte kthyer nga shkolla. Unë vetë nuk kam qenë në shtëpi se ndoshta më kishin marrë dhe mua”, thotë Bako Balili në linjë telefonike për newsbomb.al.

“Cfarë është fëmija im kriminel? Ata duhet të thoshin tek nëna: Kemi këtë problem dhe duhet të pyesim dhe ti shoqërojmë fëmijët. Por jo ti marrin sikur janë kriminelë…Ne nuk kemi organizatë kriminale. Ata ta gjejnë Kelin vetë, c’punë kemi ne dhe familjarët e tjerë” thotë Bako Balili i shqetësuar për fatin e dy fëmijëve të vet, që gjenden në komisariatin e Gjirokastrës.

Bako Balili thotë se familja nuk po gjen qetësi. As biznesi. Pronarë të resortit të bukur turistik në Sarandë, Santa Quaranta, Bako Balili, biznesmeni pronar thotë se edhe atje kontrollet e policisë janë të përhershme, duke shkaktuar jo pak panik edhe tek ata turistë që mund të jenë aty.

“Ne kemi punuar dhe punojmë ndershëm. Nëse kanë probleme dhe duan të gjejnë Kelin le ta gjejnë. Por nuk jemi në kohën e Enverit të na terrorizojnë të gjithëve. Ne nuk i fshihemi policisë. Jemi këtu. Po të duan ne shkojmë vetë dhe flasim nëse na kërkojnë, por të terrorizojnë nënën…Ata e kanë shtyrë time shoqe”, thotë Bako Balili për mënyrën e sjelljes së policisë mëngjesin e sotëm, raporton newsbomb.al.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Renea dhe FNSH kanë bërë një operacion të përbashkët në disa banesa të familjes pronë e Balilajve në Sarandë. Policia sipas njoftimit ka shoqëruar 11 persona për ti marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e super të kërkuarit Klement Balili.

Por nga ora 10.30 e paradites, burimet zyrtare të policisë thonë se ka filluar lirimi i të shoqëruarve, pavarësisht se nga familjarët mohohet një gjë e tillë. 

bako balili3

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet ‘skifteri’ i banesave dhe lokaleve në Durrës, akuzohet për seri vjedhjesh (Emri)
Drogë, armë dhe municione në lokal, arrestohet pronari (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011444091796875
array(1) { ["section"]=> string(129) "shtyne-time-shoqe-me-moren-femijet-nga-krevati-bako-balili-vellai-i-kel-balilit-tregon-momentet-e-shoqerimit-te-familjareve-66936" }