Shtypi me makinë nënën para syve të fëmijëve, Gjykata merr vendimin për Andrea Memollarin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 31-01-2017 Shtypi me makinë nënën para syve të fëmijëve, Gjykata merr vendimin për Andrea Memollarin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 10 vite burg për Andrea Memollarin, të riun që përplasi për vdekje ish-sportisten, Dhurata Prifti në prani të dy fëmijëve. Por Memollari ka përfituar nga Gjykimi i shkurtuar dhe gjykata e ka dënuar me 6 vite burg.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga bashkëshorti i Dhurata Priftit, Arjan Prifti i cili nuk ishte dakort as me 10 vitet që kërkoi Prokuroria disa ditë më parë duke pretenduar dënim maksimal për autorin.

“Jam prind i plagosur, por nuk merrem me hakmarrje. Çdo shqiptar do dënim maksimal të Memollarin. Fëmijëve të mi iu vra nëna para syve, kërkesa për dënim është qesharake” u shpreh bashkëshorti i Dhurata Priftit në seancën e disa ditëve më parë.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 113 korrik të vitit të kaluar tek kryqëzimi “Jordan Misja” në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani i përgjigjet socialistit: Deputet koti, analizat kërkoja Edi Ramës
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve, në 24 orë dorëzohen 47 armë zjarri, 6811 fishekë. Ja kur është afati i fundit »
Article Logic
Execution time: 0.010430097579956
array(1) { ["section"]=> string(94) "shtypi-me-makine-nenen-para-syve-te-femijeve-gjykata-merr-vendimin-per-andrea-memollarin-67234" }