Shtypi pesë gra me makinë, shqiptari vetëvritet në burg duke thithur gazin e bombulës së gatimit

Publikuar tek: bota, më 11:29 25-10-2020 Shtypi pesë gra me makinë, shqiptari vetëvritet në burg duke thithur gazin e bombulës së gatimit Burg në Bolonja

Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, vret veten duke thithur bombulën e gazit

Një shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, ka vrarë veten duke thithur bombulën e gazit të gatimit në ambientet e burgut

Nëna e viktimës nuk i beson tezës së vetëvrasjes dhe po kërkon që të merret një ekspert privat me autopsinë e tij.

Shtetasi shqiptar është i njohur nga mediat italiane si “Vrasësi i zonjave të vjetra”, Eder Marlia, sepse në 24 Shtator të vitit 2006 ai goditi 5 gra me automjetin e tij ku prej të cilave njëra humbi jetën.

Marila, u arrestua 4 vite më vonë dhe po e kryente dënimin e tij në burgun e Padovas.

Gjithashtu ai në vitin 2017 u përpoq të arratisej pasi nuk u kthye nga leja njëditore që mbikëqyrësi i tij i kishte dhënë. Arratisja e tij nuk zgjati shumë sepse ai u arrestua përsëri në portin e Olibias.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste
Vritet udhëheqësi i lartë u al-Kaidës, ishte në listën e Terroristëve më të Kërkuar »
Article Logic
Execution time: 0.011852979660034
array(1) { ["section"]=> string(102) "shtypi-pese-gra-me-makine-shqiptari-vetevritet-ne-burg-duke-thithur-gazin-e-bombules-se-gatimit-225066" }