Shtyrja e fashës me 2 orë e 30 minuta, Rudina Hajdari: Çfarë ndryshoi? Kur kishim 8 raste na mbyllët, sot me 25 thoni dilni

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 23-04-2020

Rudina Hajdari ka kritikuar të ashtëquajturin ‘plan të ri’ për hapjen graduale.

Ditën e djeshme ministrja Manastirliu bëri me dije zgjerimin e fashës orare nga 90-minuta në 2 orë e 30 minuta ndërsa Hajdari kërkoi llogari nga foltorja se mbi ç’baza u mor ky vendim.

“Sa faza do kemi, 2, 5 apo 10? Vetëm merren vendime arbitrare.
Dua një shpjegim normal prej jush, pse i merrni këto vendime? Pse i izoluat shqiptarët një muaj e gjys përpara me 8 raste në ditë dhe sot i nxirrni me 25 raste në ditë. Thoni hajdeni lirojmë bizneset por rastet po rriten. Kur ishim vetëm me 8 raste ju e cuat ekonominë në kolaps, por cfarë garancie jepni ju që kjo nuk do përshkallëzohet?”, tha Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090420246124268
array(1) { ["section"]=> string(126) "shtyrja-e-fashes-me-2-ore-e-30-minuta-rudina-hajdari-cfare-ndryshoi-kur-kishim-8-raste-na-mbyllet-sot-me-25-thoni-dilni-203677" }