Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme, Plasari: Kjo do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fiço, Pipero…kanë mashtruar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:41 21-04-2020 Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme, Plasari: Kjo do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fiço, Pipero…kanë mashtruar

Profesor Aurel Plasari sulmon qeverinë dhe personazhet e tjerë të shëndetësisë pas vendimit për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, siç është cilësuar covid 19 deri më 23 qershor.

Plasari thotë se në këto kushte, i bie që Rama, Manastirliu, Bino, Pipero etj, kanë mashtruar qytetarët me informacionet që japin për qytetarët lidhur me pandeminë.

“Nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që Rama, Manastirliu, Bino, Fico, Pipero e me radhë u kanë ofruar qytetarëve të Shqipërisë informacione të rreme mbi situatën pandemike në vend. Pra më shqip: nëse ky lajm është i vërtetë, kjo do të thotë që të mësipërmit kanë mashtruar qytetarët shqiptarë me informacionet që kanë dhënë dhe vijojnë të japin në publik. Kanë përgjegjësinë e tyre për bashkëpunim në këtë dezinformim të qytetarëve të Shqipërisë edhe presidenti i Republikës, si edhe kryetari zyrtar i opozitës politike. Janë llogari që do të duhen mbajtur dhe shtuar për Gjyqin Special të pasLuftës, i cili me gjasë nuk do të bëhet ndonjëherë, sikurse është në traditën e politikës shqiptare”, shkruan Aurel Plasari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097579956054688
array(1) { ["section"]=> string(120) "shtyrja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-plasari-kjo-do-te-thote-qe-rama-manastirliu-bino-fico-pipero-kane-mashtruar-203446" }