Shtyrja e kësteve të kredive, flet Guvernatori Sejko: Të gjitha bankat e kanë pranuar marrëveshjen tonë, institucionet jo-financiare po bëjnë oponencë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:29 02-04-2020 Shtyrja e kësteve të kredive, flet Guvernatori Sejko: Të gjitha bankat e kanë pranuar marrëveshjen tonë, institucionet jo-financiare po bëjnë oponencë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo thotë se të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë pranuar marrëveshjen që BSH ka firmosur me Qeverinë për shtyrjen e kësteve të kredive për qytetarët dhe bizneset në nevojë.

“Nëpërmejt një marrëveshje që kemi bërë me qeverinë, bankat e kanë marrë seriozisht këtë proces dhe po punojnë me qytetarët. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm ditor me drejtuesit e bankave dhe normalisht ky veprim i ndihmon dhe vetë bankat. Se nëse ata do jenë në vështirësi nuk do paguajnë këstet e kredisë, do të ketë vështirësi në portofolin e bankës”, u shpreh Sejko në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, Sejko tha se të gjitha bankat janë treguar bashkëpunuese dhe po operojnë me shtyrjen e kësteve të kredisë.
 
“Të gjitha bankat po operojanë dhe po shtyjën këstet e kredive. Oponenca e vetme ka të bëj me institucionet financiare, jo banka, që e kanë sistuatën e likujditetit shumë të lidhur me këstet e kredive. Këto institucione nuk kanë depozita, se bankat kanë depozita. Klientët e tyre ankohen dhe kanë të drejtë të ankohen. Marrëveshja jonë lidhet dhe me keto institucione financiare jo banka” u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091879367828369
array(1) { ["section"]=> string(154) "shtyrja-e-kesteve-te-kredive-flet-guvernatori-sejko-te-gjitha-bankat-e-kane-pranuar-marreveshjen-tone-institucionet-jo-financiare-po-bejne-oponence-201130" }