Shtyrja e negociatave me një vit, Spiropali: vendimi i BE, më i mirë nga çfarë e prisnim

Publikuar tek: barometri, më 08:07 29-06-2018 Shtyrja e negociatave me një vit, Spiropali: vendimi i BE, më i mirë nga çfarë e prisnim

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali shprehet se vendimi i marrë nga ministrat e Jashtëm të BE-së për shtyrjen me një vit të negociatave për Shqipërinë, është “vendim më i mirë nga çfarë pritej” prej qeverisë shqiptare.

Spiropali akuzoi edhe opozitën për fushatë kundër çeljes së negociatave duke shpifur për Shqipërinë.

“Shqipëria ishte në një udhëkryq, nga ku mund të mbeste edhe pa rrugë në krye. Sepse disa vende, si Holanda dhe Danimarka donin ta shtynin pa fund vendimin. Tashmë ne kemi një rrugë të caktuar me një kalendar të pakthyeshme drejt BE-së. Ky është fakti. Jo se është vendi këtu për t’u festuar, por se në një moment të tillë ne duhet të jemi të bashkuar për të lexuar me realizëm atë që ka ndodhur”, u shpreh Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035951137542725
array(1) { ["section"]=> string(92) "shtyrja-e-negociatave-me-nje-vit-spiropali-vendimi-i-be-me-i-mire-nga-cfare-e-prisnim-126122" }