Shtyrja e negociatave për vitin tjetër, reagon Rama: Ia dolëm të marrim datën për hyrje

Publikuar tek: barometri, më 08:20 27-06-2018 Shtyrja e negociatave për vitin tjetër, reagon Rama: Ia dolëm të marrim datën për hyrje

Kryeministri Edi Rama e sheh si arrtije vendimin e Bashkimit Europian për të shtyrë me një vit hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, vetëm në rast se përmbushen kushtet.

 

Rama thotë se Shqipëria ia doli të marrë datën për “hyrjen në portin e Europës së Bashkuar”. “Një betejë e vështirë u fitua, lufta vijon...”, shkruan Rama.

“Pas 72orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkruan Rama në Twitter.

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën sot të caktojnë si afat për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë qershorin e 2019-ës. Franca, Holanda dhe Danimarka ishin shtetet që bllokuan nisjen e negociatave, ndërsa qeveria shqiptare më herët ka shpresuar jo vetëm te një përgjigje pozitive në fund të këtij muaji, por edhe negociata pa kushte.

BE vendosi që gjatë këtij viti të monitorojë intensivisht progresin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsionit në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030307054519653
array(1) { ["section"]=> string(92) "shtyrja-e-negociatave-per-vitin-tjeter-reagon-rama-ia-dolem-te-marrim-daten-per-hyrje-125860" }