Shuhet ëndrra e Sarkozy për rikthim si president, humb zgjedhjet në parti

Publikuar tek: bota, më 14:19 21-11-2016 Shuhet ëndrra e Sarkozy për rikthim si president, humb zgjedhjet në parti

Turi i parë i zgjedhjeve brenda partisë së djathtë dhe të qendrës të Francës përfundoi.

Rezultatet tregojnë një avancim të dukshëm të François Fillon ndaj Alain Juppé dhe Nicolas Sarkozy.

Sipas numërimit të afro 87% të qendrave të votimit, rezultatet janë përfundimtare. François Fillon është në krye me 44,1% të votave, i ndjekur nga Alain Juppé me 28,3%.

Nicolas Sarkozy doli në vendin e tretë me 20,9% të votave, kështu që nuk do të marrë pjesë në turin e dytë t zgjedheve.

Kandidatët e tjerë janë shumë mbrapa.

Kosciusko-Morizet mori 2,5% të votave, po ashtu edhe Bruno Le Maire. Jean-Frédéric Poisson mori 1,4% dhe Jean-François Copé 0,3%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019546985626221
array(1) { ["section"]=> string(78) "shuhet-endrra-e-sarkozy-per-rikthim-si-president-humb-zgjedhjet-ne-parti-60200" }