Ditën e sotme Noemit të vogël i pushoi së rrahuri zemra pas 3 ditësh në komanë spitalin e Shkodrës.
10-vjeçarja u përfshi në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Veliopë pasditen e së dielës, bashkë me familjen e saj, ku fatkeqësisht humbi jetën edhe babai dhe dy fëmijët e vegjël, 5 vjeç dhe 9 muajsh.
Pak minuta më parë, reagon përmes një statusi në rrjetet sociale deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ngushëllon me fjalë prekëse të nënën e 3 fëmijëve të ndjerë, Evisin, e vetmja e mbijetuar në aksidentin e rëndë.
“Noemi i vogël u largua me motrën, vëllain dhe babain. Zoti i dhëntë forcë të ëmës Evisit të përballojë këtë gjëmë të llahtarshme. Lotët dhe lutjet tona janë me të dhe familjen Preka!”, shkruan Spiropali.
Nga ky aksident humbën jetën në vendin e ngjarjes Edmond Preka, bashkë me dy fëmijët e tij, djali 9 muajsh Rajan Preka e vajza 5 vjeçe Aisel Preka, gtë cilët për fat të keq humbën jetën tragjikisht pas u goditën nga një tjetër automjet.