SHUHET FIZIKANTI i njohur shqiptar, ish-nënkryetar i AKADEMISË SË SHKENCAVE

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 23-02-2018 SHUHET FIZIKANTI i njohur shqiptar, ish-nënkryetar i AKADEMISË SË SHKENCAVE

Ndahet nga jeta fizikani i njohur, ish-nënkryetari i Akademisë së Shkencave Petrit Skënde.

Mësohet se, fizikanti ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, më datë 20 shkurt në Westborough, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Federata Vatra bën me dije se ditën e nesërme, më datë 24 shkurt, e shtunë, do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.

KUSH IHSTE PETRIT SKËNDE:

Petriti u lind me 29 tetor 1937 në Korcë. Ishte i biri i Dhimitrit dhe Aspasia (Pani) Skende. Petriti ishte i pasionuar pas shkencës e kërkimeve shkencore dhe pati një karrierë të shkëlqyer profesionale.U diplomua shkëlqyshëm në Universitetin e Tiranës dhe pas diplomimit po aty u emërua profesor i fizikës, ku për shumë vite përgatiti breza studentësh. Petriti, për aftësitë dhe pasionin, u emër zv/drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore, ku shërbeu për dy dekada.

Në fillim të viteve '90 në kohën e ndryshimeve demokratike të Shqipërisë, Petritit mbajti disa pozicione të rëndësishme për qeverinë shqiptare lidhur me shkencën dhe Teknologjinë.

Më 1997, në kohën e daljes në pension, Profesor Petrit Skende ishte nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Profesor Petrit Skende jetonte në SHBA. Bashkëshortja Elisabeta(Meksi) Skende, ishte ndarë nga jeta 8 vite të shkuara, më 2010.

Humbja e akademikut të shquar ka trishtuar familjen të afërmit, miqtë dhe brezat e studentëve që u përgatitën prej tij.

Të afërmit dhe miqtë janë të ftuar të shprehin ngushëllimet të premten, më 23 shkurt nga ora 4-7 pm në FUNERAL HOME & CHAPEL , 370 Plantation St., Worcester.

Shërbimet funerale do të mbahen të Shtunën, me 24 Shkurt 2018, në MERCADANTE & CHAPEL, 370 st, Plantation, Ëorcester. Mesha do të bëhet në Kishishen Fjetja e Shen Merise. I ndjeri do të varroset pranë gruas së tij në Varrezat Hope, Worcester.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012692928314209
array(1) { ["section"]=> string(81) "shuhet-fizikanti-i-njohur-shqiptar-ish-nenkryetar-i-akademise-se-shkencave-111198" }