Shuhet në moshën 57 vjeçare Kujtim Prodani

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:18 07-01-2021 Shuhet në moshën 57 vjeçare Kujtim Prodani

Kantautori i njohur Kujtim Prodani, u nda nga jeta dje në moshën 57 vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ishte infektuar nga koronavirusi, dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin.

Vitin që lamë pas, ishte vetë Prodani, i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, njoftonte se ishte prekur nga Covid-19. “Sa miq e sa të afërm na more; o flamë e keqe”, shkruante Prodani.

Prodani është kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ai ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta. Të afërm e miq të shumtë janë shprehur të tronditur nga kjo humbje e papritur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita e ujit të bekuar
»
Article Logic
Execution time: 0.023231983184814
array(1) { ["section"]=> string(49) "shuhet-ne-moshen-57-vjecare-kujtim-prodani-234034" }