Shuhet në moshën 84 vjeçare mbrojtësi legjendar i Milanit, Cesare Maldini

Publikuar tek: slide-lart, më 10:15 03-04-2016 Shuhet në moshën 84 vjeçare mbrojtësi legjendar i Milanit, Cesare Maldini

Futbolli italian është sot në zi, për humbjen e Cesare Maldinit, ish-futbollist i Milanit dhe ish-trajner i kombëtares italiane të futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga familja Maldini përmes një njoftimi ku shkruhet se, “Lajmërojmë me hidhërim të thellë humbjen e Cesare, mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës”.

Cesare Maldini, ka mbajtur historikisht fanellën e Milanit, sikurse djali i tij Paolo Maldini. Ai lindi në Trieste në 1932 dhe u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Që në moshën 21-vjeçare, Cesare Maldini filloi të luante për Milanin, në pozicionin e mbrojtësit, deri në vitin 1966. Në 1963, kur Milan drejtohej nga Nereo Rocco, Cesare Maldini ngriti kupën e Kampionëve. Po ashtu ai ka fituar 4 herë kampionatin italian me kuqezinjtë.

Si trajner, Cesare Maldini ka qenë zëvendës i Bearzot, në botërorin e Spanjës në 1982, ku Italia triumfoi. Nga viti 1986 deri në 1996, Maldini drejtoi kombëtaren italiane U21, me të cilën fitoi tre kampionate europiane. Në 1996, ai kaloi në pankinën e kombëtares, duke e çuar Italinë në botërorin e Francës 1998.

Maldini drejtoi edhe kombëtaren e Paraguayt, në botërorin e Koresë në 2002. Në vitet e fundit, ai punoi për disa kohë si komentator sportiv në Al Jazeera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069689750671387
array(1) { ["section"]=> string(78) "shuhet-ne-moshen-84-vjecare-mbrojtesi-legjendar-i-milanit-cesare-maldini-36717" }