Shuhet njeriu më i vjetër në botë, por la pas sekretin e jetëgjatësisë

Publikuar tek: bota, më 13:31 16-04-2017 Shuhet njeriu më i vjetër në botë, por la pas sekretin e jetëgjatësisë

Shuhet njeriu më i vjetër në botë dhe e pesta në klasifikimin e të gjitha kohërave.

Emma Morana ishte 117 vjeç dhe prej vitesh nuk dilte nga shtëpia e saj në Pallanza, por merrte vizita nga të afërmit dhe gazetarët e shumtë, të cilët e pyesnin shpesh herë për sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Sekreti i Emma-s tashmë është publik : tre vezë, pak mish dhe statusi singel.

Ajo ishte gruaja e fundit që erdhi në botë në vitet 800, lindur pikërisht në 29 nëntor 1899, në Civiasco në provincën e Vercelli.

Çfarë ka përjetuar ‘nëna’e botës gjatë afërsisht 1 shekulli e gjysmë?

Morano kishte kaluar dy luftëra botërore, kishte përjetuar boom-in ekonomik, deri në ditët tona.

Emma ishte në pension që prej viteve 50-të dhe ishte një ndër femrat e para që ishte ndarë nga bashkëshorti në 1937. Dashuria e saj e vërtetë u nis në luftë dhe su kthye më kurrë. Ndërsa burri me të cilin ajo u martua e trajtonte keq dhe pas vdekjes së fëmijës së tyre ata u ndanë.

E lindur në 1899, kur papë ishte Leone XII dhe në Itali kishte mbret dhe ku kampionati i futbollit sapo ishte krijuar. Ka qenë dëshmitare e një botë pa radio, pa telefon dhe pa internet, duke e pasur të vështirë edhe tani ta imagjinonte. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Referendumi në Turqi, ky është kërcënimi i ri i Erdogan nëse votohet pro
Babai vret dy vajzat e tij, më pas veten »
Article Logic
Execution time: 0.011362075805664
array(1) { ["section"]=> string(75) "shuhet-njeriu-me-i-vjeter-ne-bote-por-la-pas-sekretin-e-jetegjatesise-75364" }