Shuhet poeti rus Evgheni Evtushenko, poeti rus kundër pushtetit

Publikuar tek: bota, më 20:01 01-04-2017 Shuhet poeti rus Evgheni Evtushenko, poeti rus kundër pushtetit

Lamtumirë Evgheni Evtushenko. Poeti rus ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare pas një arresti kardiak në një spital në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e dha bashkëshortja Maria Novikova. Ishte shtruar në spitalin e qytetit Tulsa, në Oklahoma, që nga 12 marsi, dhe kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredelkino, “fshatin e shkrimtarëve”, afër Moskës.

Kandidat për çmimin Nobel në 1963, jo vetëm si poet por Evtushenko njihej si romancier dhe dramaturg gjithashtu.

Evtushenko lindi në Zima, Siberi, në 18 korrik 1932. Ndërmjet figurave më prestigjioze të gjeneratës që ndoqi vdekjen e Stalinit, kishte ikur në eksod që i ri, dhe me kohë, kishte shkruar lirika inspiruar nga historitë e fundit të vendit të tij dhe aktualitetit duke kërkuar lirinë e shprehjes dhe denoncimin e stalinizmit. Në 1963 publikoi një autobiografi që u censurua nga shtypi sovjet.

Ndërkohë që ndërmjet punëve të tij më të mëdha janë lirikat dhe poemat e dedikuara për vendin e origjinës, Siberinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kushërirë me burrin e saj, nuk ka pasaportë, nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, TË GJITHA çfarë nuk dini për Mbretëreshën e Anglisë
Më në fund, Nobeli në duart e Bob Dylan (Ç’ndodhi sot -PRAPASKENAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012837171554565
array(1) { ["section"]=> string(68) "shuhet-poeti-rus-evgheni-evtushenko-poeti-rus-kunder-pushtetit-73802" }