Shullazi i revoltuar në izolim, avokati i tij i dërgon letër, Metës, Ramës dhe Ruçit: Padrejtësia u bë shumë e madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 10:00 13-08-2020 Shullazi i revoltuar në izolim, avokati i tij i dërgon letër, Metës, Ramës dhe Ruçit: Padrejtësia u bë shumë e madhe Emiljano Shullazi

Avokati i Emiljano Shullazit i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, lidhur me izolimin e klientit të tij në 41-BIS.

‘Padrejtësia u bë shumë e madhe. Miratimi i këtij ligji është bërë me nxitim. Ka shumë parregullsi”, mësohet se shkruhet në letër mes të tjerash.

Në letër ndalet te fakti që për Shullazin nuk ka një vendim të formës së prerë dhe po ashtu dhe te sjellja e tij në burg ku nuk ka asnjë vërejtje. Ai flet për paqartësi dhe shkelje të të drejtave tek ligji për sistemin 41-BIS.

“Transferimi i të mbrojturit dhe përfaqësuarit prej meje në këtë regjim, është bërë me anë të urdhrit Nr.253, datë 28.07.2020, të Ministrit të Drejtësisë, ‘Për vendosjen në Regjimin e Posaçëm të Ushtrimit të të Drejtave në Burgun e sigurisë së Lartë për të paraburgosurin Emiljano Shullazi’.

Urdhri i mësipërm i Ministrit të Drejtësisë është ekzekutuar në datën 01.08.2020 dhe i paraburgosuri Emiljano Shullazi si dhe avokati i tij mbrojtës, kanë marrë njoftim në të njëjtën datë…Si ligji edhe zbatimi i tij, kanë nxjerrë në pah disa probleme të rëndësishme, për të cilat dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj. Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në formë edhe në përmbajtje është i kundraligjshëm dhe abuziv dhe ne e kemi kundërshtuar tashmë gjyqësisht për këto kundraligjshmëri.

…Ligji parashikon një seri masash të zbatueshme për të burgosurit që i nënshtrohen regjimit të ashpër të burgut. Të ‘kufizuarit’ në 41-BIS vendosen në izolim, pra hiqen nga të burgosurit e tjerë që i nënshtrohen regjimit të zakonshëm, duke u vendosur në një qeli të vetme pa qasje në zona të zakonshme dhe monitorohen vazhdimisht nga një forcë speciale e policisë së burgut. Por kjo, vetëm pasi të jetë vërtetuar që i paraburgosuri të ketë kryer veprime të kundraligjshme, që synojnë në vijimin e aktivitetit kriminal për të cilin akuzohen.

Përveç kësaj, pengimi i këtyre subjekteve që të komunikojnë brenda dhe jashtë ambientit të burgut duhet domosdoshmërisht t’i lidhë komunikimet apo takimet me një aktivitet kriminal! Jo çdo komunikim apo takim përbën shkak për vendosjen e subjektit në regjimin e posaçëm. Në këtë pikë ligji është i paqartë!”, shkruhet në letër.

Avokati Vladimir Meçi, në një deklaratë të mëparshme për media, ka thënë se klienti i tij është izoluar në 41-BIS për arsye politike, duke shtuar se kushtet në të cilat mbahet janë shumë të këqija.

Sakaq ka theksuar se vetë Shullazi është i revoltuar për mënyrën si është trajtuar.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/avokati-i-shullazit-ankimon-vendimin-per-izolimin-ne-regjimin-41-bis-klientet-ne-kushte-te-veshtira-higjienike-nuk-kane-nderresa-emiljano-eshte-revoltuar-216274

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010706901550293
array(1) { ["section"]=> string(119) "shullazi-i-revoltuar-ne-izolim-avokati-i-tij-i-dergon-leter-metes-rames-dhe-rucit-padrejtesia-u-be-shume-e-madhe-216974" }