Shumë pranë autorit të vrasjes së Artan Cukut, gjendet prova e fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:24 25-05-2017 Shumë pranë autorit të vrasjes së Artan Cukut, gjendet prova e fortë

Rreth një muaj pas vrasjes së ish-drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit Artan Cuku, janë zbuluar prova të reja të forta rreth autorit të krimit.

Burime të besuara pranë grupit hetimor bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se vetëm pak ditë pas ngjarjes kanë gjetur prova të forta për të zbuluar identitetin e agresorit. Bëhet me dije se rreth 500 metra larg pallatit ku u vra Cuku, hetuesit kanë gjetur bluzën e autorit të hedhur në një kazan plehrash, provë kjo e cila u dërgua menjëherë për ekzaminim.

Në këtë rrobë, burimet saktësuan se janë gjetur mbetje biologjike, si fije floku dhe pështymë, nga të cilat është zbuluar edhe profili gjenetik i ADN-së së autorit të Cukut.

Ky profil gjenetik është duke u krahasuar me profilet gjenetike të personave që dyshohet të jenë autorë të vrasjes së Artan Cukut, të cilët po hetohen nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Hetimet, të cilat tashmë kanë kaluar në dorë të prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe janë duke u udhëhequr nga prokurori Henrik Ligori, duket se janë në rrugë të mbarë për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin e ekzekutimit të Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 prill të këtij viti, në hyrje të pallatit ku viktima banonte bashkë me familjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë në Itali, gjenden të vdekur në gurore dy shqiptarë
Vrasja e dyfishtë në Vlorë, shoqërohen 20 persona e sekuestrohen kamerat e sigurisë »
Article Logic
Execution time: 0.011113882064819
array(1) { ["section"]=> string(73) "shume-prane-autorit-te-vrasjes-se-artan-cukut-gjendet-prova-e-forte-79891" }