Shumë shpejt do nisin fluturimet private Tokë - Hënë

Publikuar tek: bota, më 22:34 06-06-2016 Shumë shpejt do nisin fluturimet private Tokë - Hënë

Një kompani amerikane është shumë pranë sigurimit të miratimit nga qeveria e SHBA-ve për në nisur fluturimet private në satelitin e planetit tonë.

“Moon Express” beson se fluturimet komerciale në hënë mund të jenë një biznes i suksesshëm, si dhe të fitojë gjithashtu shpërblimin prej 23 milion dollarë që është vendosur nga Google Inc. e cila inkurajon kompanitë të krijojnë një linjë të qëndrueshme fluturimesh në hënë.

Deri tani vetëm qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës kanë mundur të ulin sonda hapësinore në hënë, por asnjë kompani private nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Disa ditë më parë Shefi Ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, miliarderi Elon Musk, tregoi për ambiciet e tij për të dërguar njerëz në planetin Mars në vitin 2025, shumë herët nga sa planifikon Nasa.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harta ku ndodhet edhe Shqipëria, shkakton përplasje në Britani
Shpërthim me bombë në qendër të Stambollit, 11 të vrarë dhe 36 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.016684055328369
array(1) { ["section"]=> string(56) "shume-shpejt-do-nisin-fluturimet-private-toke-hene-42667" }