Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor

Publikuar tek: analiza-komente, më 21:18 21-05-2019 Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor Zyrtarët e FSK në një klasë të hartografisë në bazën e Bondsteel në Ferizaj

Nga Jasmin Mujanoviç

Bashkimi Europian është pranë një krize të madhe, e cila është rrënjosur në paaftësinë e  Brukselit, e po ashtu edhe në cinizmin dhe provincializmin e shteteve anëtare. Është një tregim i hidhur dhe tradhëti, premtime të thyera dhe një histori rreth ‘triumfit të mungesës së vullnetit’.

Gjatë 16 viteve të fundit, Brukseli ka premtuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rajonin më të prekshëm dhe të paqëndrueshëm të kontinentit, se ‘e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian’.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar Brukseli e hodhi poshtë idenë e zgjerimit të mëtejshëm.

Ndërsa shtetet anëtare të BE hyjnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, çështja e zgjerimit nuk është pjesë e rendit të ditës. Në vitin 2018, Komisioni Europian e ka hedhur idenë se në vitin 2025 do të jetë  data e ardhshme më e hershme për një episod të ri zgjerimi. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron është i qartë: Nuk do të ketë zgjerim, të paktën jo në të ardhmen e afërt.

Për të qenë i qartë, askush nuk pretendonte se shtetet e rajonit të mbetura jashtë Bashkimit Europian, si Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria - ishin kandidatë të mundshëm për anëtarësim në një të ardhme të afërt. Por premtimi i një ‘perspektive evropiane’ ishte një pjesë integrale e strategjisë së Brukselit për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën e reformave politike dhe ekonomike, si dhe në mbajtjen e rivalëve të saj gjeopolitikë si Rusia, Kina, Turqia dhe monarkitë e Gjirit Persik.

Kjo kthesë e dobët e BE nuk mund të vinte në një moment më të keq se tani. Vetëm në janar, Shkupi dhe Athina përfunduan mosmarrëveshjet e tyre 30 vjeçare lidhur me ‘çështjen e emrit maqedonas’.

Maqedonasit u udhëhoqën me besimin se diplomatët europianë do të gëlltisnin këtë pilulë të hidhur se 'duke ndryshuar emrin e vendit të tyre', kjo do të thoshte një rrugë të përshpejtuar për në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në NATO. Kjo e fundit duket e siguruar, por ideja e anëtarësimit në BE, duket si gjithnjë e më pak e mundshme.

Më thjesht, Bashkimi Europian ka gënjyer, dhe popujt në të gjithë rajonin e kanë kuptuar këtë.

Shtetet anëtare të BE-së si Franca, theksojnë se rajoni nuk është aspak i gatshëm për anëtarësime të reja në bllokun politik e ekonomik të BE. Por ky nuk është një informacion i ri.

Suksesi i dukshëm i Bashkimit Europian, është integrimi i vëndeve që dikur ishin pjesë e Paktit të Varshavës. Megjithatë, Ballkani Perëndimor nuk është i njëjtë me Evropën Lindore. Ndërsa Evropa Lindore jetonte gjatë dekadave të autoritarizmit, juglindja e kontinentit pas dy dekadave të sundimit të një federate, siç ishte ajo e Jugosllavisë dhe pastaj një sërë konfliktesh rajonale e të brendshme që rezultuan me vdekjen e rreth 150,000 njerëzve midis viteve 1991 dhe 2001.

Shkurtimisht, lloji i ndërtimit të shtetit dhe promovimi i demokracisë që nevojitet për Ballkanin Perëndimor është  i qëndrueshëm. Ajo që Ballkani mori nga BE, ishte modeli i pranimit të Bashkimit Europian: një program teknikisht rigoroz, por politikisht joefektiv. Kjo qasje i lejoi elitat postkomuniste nga Balltiku deri në Adriatik të bënin ndryshime legjislative kozmetike pa hequr dorë ndonjëherë nga pushteti dhe vendimarrja, duke luajtur rolin sikur i kishin prerë lidhjet e tyre me krimin e organizuar ose duke luftuar korrupsionin.

Rezultati përfundimtar ka qenë një ndër më negativët. Vendet më të vjetra anëtare në Europën Perëndimore thonë se janë të shqetësuara nga rebelimi demokratik në lindjen e kontinentit. Por pjesa më e madhe e anëtarëve të BE, frikësohen nga ngritja e një të drejte homegroën që i referohet Ballkanit si ai i huaji tjetër – për shkak të popullsive të mëdha myslimane që duhet të mbahen larg.

Në Ballkan një pjesë e elitës është duke shfrytëzuar mundësinë për të zhvendosur aleancat ndaj udhëheqësve autokratë në Moskë, Pekin dhe Ankara. Një grup tjetër, si udhëheqësi i Republikës separatiste serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, po rinovon 'aventurat e stilit të viteve 90’ si në kohën e Millosheviçit.

Nëse Ballkani Perëndimor shuhet vërtet larg komunitetit euroatlantik, krerët evropianë do të kenë vetëm vetveten për t'u fajësuar. Plotësisht besëprerë nga premtimi i integrimit, politika e Ballkanit shumë shpejt mund të bëhet e rrezikshme - veçanërisht për vetë Bashkimin Evropian.

Bashkimi Europian ende mund të ndryshojë rrugën. Ajo duhet të fillojë formalisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të paktën të lejojë statusin e kandidatit të Bosnjës.

Kjo do të stabilizojë njëkohësisht arenën politike europiane. Detyra e madhe, megjithatë, është krijimi i një plani afatgjatë të qëndrueshëm për rajonin, i cili do të sjellë jo vetëm një angazhim të besueshëm ndaj praktikave liberalo-demokratike, por edhe një pengesë të fuqishme ndaj influencave të Rusisë.

Thjesht duke i thënë 'jo' Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian mund të luajë me segmentet e elektoratit të lindur në Europë, por kjo nuk është një strategji. Është thjesht një krizë e vonuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066713094711304
array(1) { ["section"]=> string(60) "si-bashkimi-europian-po-tradhton-ballkanin-perendimor-165190" }