Si degjeneroi funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm

Publikuar tek: politike, më 12:09 19-09-2020 Si degjeneroi funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm Dylgjeri-Pici

Nga Ylli Dylgjeri

Për herë të parë posti i Sekretarit të Përgjithshëm u vu në administratën publike në vitin 2000, pas miratimit të ligjit të shërbimit civil në dhjetor të vitit 1999.

Nga ajo kohe kane kaluar 20 vite dhe ky post ende është i paqartë, i lëvizshëm, i tjetërsueshëm, i përdorshëm, dhe anatemuar nga politika. Qysh në diskutimin e projekt ligjit në vitin1999, që u bë nën asistencen europiane pati mjaft debate deri për ndryshimin e emrit nga Sekretar Permanent që e kish europa në Sekretar i Pergjithshëm qe e votoi politika këtu. Konflikti i emrit qëndronte se politika nuk e duronte dot një nëpunës të përhershëm, të vazhduar, ashtu siç edhe e kërkonte qëllimi i këtij posti në shërbimin civil për mireadministrimin e taksave të publikut në administraten shtetrore. Ndërkohë në Europë, Sekretaret Permant qëndronin në detyra prej 15- 20 vitesh pa lëvizur nga posti edhe pse politika ndrohej. Ligji i Shërbimit Civil i mbronte me seriozitet.

Në vitin 2000 kam qëne edhe Unë ndër të parët që konkurova për këte post në Ministrinë e Rendit. Konkurimi u be i hapur, me nje komision pedagogësh dhe specialistësh te drejtësise dhe ekonomisë. Konkuruam 37-te vetë nga i gjithë vendi dhe institucionet. Provim me teza dhe me gojë. Në fund sipas pikëve të marra fituam 3 vetë dhe vlerësimet ju vunë në tavolinë Ministrit të kohës për përzgjedhje, ashtu siç e kërkonte Ligji Civil. Në përfundim Ministri sipas preferences se Tij, vendosi një nga emrat e 3-s.

E përshkrova këtë procedure për të ardhur sot pas 20 viteve përsëri të rekrutimet për këtë post civil, po në Ministrinë e Brëndshme, që është tjetërsuar në post ushtarak!

Dje administrata dhe publiku u njoh me dorëheqjen e Sekretarit te Përgjithshëm, (edhe pse arsyet e doreheqjes nuk i njohim) dhe emërimin blic të një Sekretareje të re!

Nga njoftimet ne shtyp mësuam se Sekretarja erdhi ose "zbriti me parashutë" nga Kryeministria ne Minisrinë e Brëndshme tak - fak! Emërim tërësisht jo ligjor. Emerim klientelist, jashtë proceduralisht, nepotist, feminisit, Agaçist, ...ist, ...ist, ...ist.Turp!

Ky është shteti dhe admnistrata që bëri Edi Rama.

Nuk ka më ligj të shërbimit civil. Ka agallare.

Agaçi apo agallaret vendosin kush dhe ku do të vendosen Sekretarët e Përgjithshëm në Administratë!

Praktikë e ndjekur edhe me ekzistuesit deri më sot. Agaçi i qarkullon sekretart si zarat ne kazino. Ai rekruton, propozon, qarkullon, emron, dikton, tenderon, grumbullon...Kjo eshte administrata zhele e Rilindjes.

Mos e gëzofshi Sekretaren!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024821043014526
array(1) { ["section"]=> string(59) "si-degjeneroi-funksioni-i-sekretarit-te-pergjithshem-220922" }