Si do ishte shmangur GRABITJA e bujshme e Rinasit, urdhri i TAHIRIT që nuk e zbatoi askush (DOKUMENTE- VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:34 12-04-2019 Si do ishte shmangur GRABITJA e bujshme e Rinasit, urdhri i TAHIRIT që nuk e zbatoi askush (DOKUMENTE- VIDEO) Saimir Tahiri

Grabitja spektakolare e Rinasit mund të ishte parandaluar.

Tashmë kur kanë dalë filmimet që tregojnë se sa me gjakftohtësi dhe të pashqetësuar nga askush kanë vepruar grabitësit, brenda pak sekondash, është e qartë se elementët e sigurisë kanë qenë zero.

Në vitin 2017, ministri i Brendshëm i asokohe, Saimir Tahiri pas një beteje të gjatë në komisionin e Sigurisë, ia doli të miratojë ligjin për ‘Masat shtesë të Sigurisë’ ku në nenin 8 përcaktohej:

  1. a) përdorimi i sistemit të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, që ruajnë imazhet filmike në NRV/Server deri në 2 muaj;
  2. b) përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë për identifikimin, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli, reader, GPS etj.);
  3. c) në varësi të vlerësimit të rrezikut dhe në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, lidhja e sinjalit të alarmit për bankat dhe objekte të rëndësishme shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, me sallat e komandimit/informacionit të Policisë së Shtetit;

           ç) përdorimi i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF).

  1. Niveli i masave shtesë të sigurisë dhe lloji i masës që duhet të përdorin subjektet, sipas pikës 1, të këtij neni, në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.
  2. Vendosja dhe përdorimi i masave shtesë të sigurisë shoqërohet me njoftimin për publikun.

Screenshot_3.jpg

Në mars të 2017-ës, Tahiri, pas grabitjes së ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Rinas, ku u morën rreth 8 thasë me para të një banke të nivelit të dytë, nxorri edhe një udhëzim “Për përcaktimin e nivelit të masave shtesë të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut, si dhe procedura e njoftimit të tyre”.

Udhëzimi me nr. 134, datë 10. 03. 2017 detyronte bankat e nivelit të dytë, apo administratorët e aeroportit të merrnin masa të forta sigurie, nga kamerat me rreze infra të kuqe, lidhjen e sinjaleve me sallat e komandimit, sisteme kafazë, instalimin e sistemeve kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje/dalje të objektit që ruajnë të dhënat deri në dy muaj etj.

Asokohe, Tahiri vendosi që transporti i parave drejt Rinasit të bëhej me prezencën e policisë.

“Policia bashkë me bankat do të koordinojnë me ngushtë për të garantuar transportin drejt Rinasit. Kjo është një sfidë e jona, jemi të vetëdijshëm se sot kemi një standard më të mirë sigurie. Ka ende shumë punë për të bërë. Të tilla ngjarja të parandalohen dhe mos përsëriten më në të ardhmen. Vjedhjet e tranasportit janë zero në vendet e BE nga masat parandaluese. Policia e shtetit do të jete prezente për të garantuar transportin e parave”, u shpreh Tahiri.

Megjithatë, pavarësisht ‘luftës’ që bëri ai për miratimin e ligjit për masat shtesë të sigurisë, apo nxjerrjen e urdhrit, askush nuk është marrë me zbatimin e tyre.

Nëse së paku, një nga këto elementë do të ishte zbatuar, grabitja nuk do të kishte ndodhur.

17155593_10212693861481815_814590505031067340_n (1).jpg

udhezimi.jpg

 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092349052429199
array(1) { ["section"]=> string(112) "si-do-ishte-shmangur-grabitja-e-bujshme-e-rinasit-urdhri-i-tahirit-qe-nuk-e-zbatoi-askush-dokumente-video-160127" }