Deputeti demokrat Arben Ristani, ka treguar sot për planin që njoftoi Lulzim Basha, për bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë.
Ristani tha se grupe protestuesish do të bllokojnë disa segmente kyçe si tuneli i Elbasanit. Protestues të tjerë do bllokojnë edhe hyrjet e Tiranës.
“Një orë është 11:00 Me 12:00. Demostrimet do të zhvillohen rreth Milotit. Një do të jetë në Lushnje, një do të jetë kur hyn për në tunelin e Elbasanit. Një do jetë te “Shqiponja”në Tiranë dhe një te “Pallati me Shigjeta. Nuk do të ketë barriera do jenë njerëz që protestojnë”, u shpreh Ristani i ftuar në emisionin “Oktapod”.