Si duhet ta lexojmë vendimin e Bundestagut gjerman për Shqipërinë

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:04 27-09-2019 Si duhet ta lexojmë vendimin e Bundestagut gjerman për Shqipërinë

Shkruan Sotiraq Hroni

Leximi i deklaratës së Bundestagut miratuar dje nuk është kaq e thjesht, dhe nuk mund të kuptohet në thelb, nëse i lexon kushtet të shkëputura nga njëra tjetra.

Ka dy gjëra të rëndësishme të cilat duhet te kihen parasysh në leximin e saj:

Së pari: ajo kërkon të ruajë kredibilitetin e BE-së ndaj një populli mjaft mbështetës për integrim dhe t’i japë shpresë atij. Së dyti, të gjitha kushtet (unë kështu i lexoj në grup) kërkojnë të kthejnë vendin në shinat e një demokracie funksionale. Nëse ato lexohen dhe interpretohen një nga një, kjo tregon që ajo nuk është kuptuar dhe agonia këtu do të vazhdojë. Thelbi i saj është dalja nga kriza politike dhe shteti i së drejtës në të gjithë përbërësit e tij. Bile deklarata apo edhe prononcime të ndryshme të anëtarëve me peshë të Bundestagut kërkojnë që kjo të zgjidhet përmes një procesi politik konsesual dhe transparent.

Së dyti: përmes kësaj deklarate, Gjermania kërkon të ruajë kredibilitetin e BE-së në rajon, duke i krijuar mundësi shteteve të tjera skeptike, në mënyrë të vecantë Francës dhe Hollandës, që plotesimi i 9 kushteve nga Shqipëria do të vazhdojë të monitorohet dhe vlerësohet nga vetë vendet anëtare. Nëse lexohet me kujdes, në deklaratë thuhet se vlerësimi i plotësimit të 9 kushteve do të bëhet nga qeveria gjermane. Për rrjedhoje qoftë Franca, qoftë Hollanda, apo cdo vend tjetër anëtar do të ketë të drejtën e vlerësimit individual të plotësimit të kushteve nga ana jonë. Në këto rrethana, të gjitha vendet antare nuk kanë lëshuar ndonjë gjë në pranimin me 9 kushte të Shqipërisë, sepse ato kanë mundësinë e të shprehurit individual në Këshill për hapjen e kapitujve të parë (23&24) të negociatave. Kështu që mendoj se 17 Tetori do të mbështese deklaratën unikale të Bundestagut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072438716888428
array(1) { ["section"]=> string(72) "si-duhet-ta-lexojme-vendimin-e-bundestagut-gjerman-per-shqiperine-179954" }