Si e mori vajzën 2-muajshe në Siri luftëtari shqiptar i ISIS-it, Imami Hysa ndërlidhësi

Publikuar tek: aktualitet, më 06:43 19-05-2015 Si e mori vajzën 2-muajshe në Siri luftëtari shqiptar i ISIS-it, Imami Hysa ndërlidhësi

Një histori për subjekt filmash kjo e shqiptarit të vrarë në Siri. Para se të vritej, ai arriti të bindte bashkëshorten dhe vëllanë e nënën e saj që të shkonin së bashku me dy vajzat, asokohe njëra 2 muajshe dhe tjetra 2 vjeç në gjirin e luftës në Siri.

Sipas informacioneve publikuar në gazetën ‘’Shqip’’, mendohet që ndërlidhësi për rekrutimin e Ervin  Hasanajt, është imami Hysa, i cili tashmë ndodhet në qelitë e burgut, duke u gjykuar.

Fillimisht në Siri në 16 janar 2013 është larguar vetë Ervin Hasanaj, i cili jetonte në Sauk por kishte lindur në Krujë. Më pas në komunikim me kunatin e tij Altin Beka, e ka bindur atë që të shoqëronte për në Siri bashkëshorten e tij Nexhmije Beka së bashku me dy vajzat. Beka, së bashku me nënën e tij ka shoqëruar të motrën në Turqi, ku kanë qëndruar disa ditë në kufirin Turko-Sirian. Beka dhe e ëma janë kthyer në Shqipëri në 17 nëntor 2013. Nuk dihet nëse ata kanë hyrë në terrritorin sirian, por dihet se Altin Beka ka komunikuar me telefon nga qyteti turk Reyhanli me imamin e Mëzezit Bujar Hysa.

Telefonata e Bekës u realizua fillimisht në qytetin Hatai, më 11 nëntor 2013, duke I thënë Hysës se nuk ka shkuar njeri t’i presë. Hysa i ka thënë të shkojë në Reyhanli dhe të qëndrojë në hotel sa të vijnë personat. Pas 7 minutash, Beka e telefonon Hysën duke I thënë që personi erdhi. Beka dhe e ëma janë kthyer me avion, në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ dhe nuk kanë patur më komunikim as me vajzën e tyre, as me dhëndërrin.

Dje ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri deklaroi se ky nuk është një nga rastet më të lehta për t’u hetuar, ndërkohë që strukturat tona mbanin lidhje me strukturat ndërkombëtare për çështjen. 

imamihysa

Imami Bujar Hysa

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A është gjetur Grali i Shenjtë në Shqipëri? (Video)
Ngjarja në Kodër-Kashar/Aluku piu gjithë natën alkool para ekzekutimit të vjehrrit »
Article Logic
Execution time: 0.013520002365112
array(1) { ["section"]=> string(92) "si-e-mori-vajzen-2-muajshe-ne-siri-luftetari-shqiptar-i-isis-it-imami-hysa-nderlidhesi-11453" }