Si e njoha unë Ravikun

Publikuar tek: aktualitet, më 10:32 23-03-2019 Si e njoha unë Ravikun Ravik Gurra, avokati i ekzekutuar dje

Nga Armand Bajrami

Krimi mori një tjetër jetë. Ishte radha e Ravikut. Një nga avokatët më interesantë e të lexuar që kam njohur.

Spikaste ndër kolegë nga qetësia dhe një artikulim elegant. Fliste për librat dhe familjen.

Njeri me humor të hollë, të cilin ia shtonte shqipja me nuanca dialekti elbasanas dhe ngjyra të anglishtes (të rrënjosura nga qëndrimi i tij i gjatë në Londër).

Herën e fundit e takova të premten e kaluar në seancën për Shullazit dhe grupin në Apelin e Krimeve. Po i tregoja që kisha ndërruar vendin e punës, por jo pozicionin, duke i bashkangjitur me të qeshur frazën e huazuar nga nje spot publicitar "ndërrova ngjyrën, por jo numrin".

"Je i martum, tha Raviku, se nryshe mund ta ndërroje dhe numrin".

Avokati elbasanas në vijimësi shprehte pakënaqësi për mënyren si funksiononte drejtësia në Shqipëri, duke sjellë sakaq eksperiencën e huaj.

Më trishtoi lajmi për vrasjen e tij.

Gjëja e parë që më feksi ndër mend ishte një bisedë me të 2-3 vjet më parë, kur po i kërkoja mendim për një 60 e ca vjecar, ish funksionar publik, që shfaqej studiove duke mbajtur qëndrime që s'i shkonin për shtat.

Unë, tha avokat Raviku, kur të jem 65 vjeç dua të baj vetëm nji gja: T'lexoj Shekspirin dhe të ushqej pulat tek shtepia në fshat (më duket se atëkohe e kishte nisur ndërtimin e saj në rrethinat e Elbasanit). Ate jetë du me ba.

S'të lanë të bëhesh 65 vjeç avokat...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010325908660889
array(1) { ["section"]=> string(29) "si-e-njoha-une-ravikun-157546" }