Si e parashikonin njerëzit në 1900 se si do të dukej bota në vitin 2000? (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:27 04-10-2015 Si e parashikonin njerëzit në 1900 se si do të dukej bota në vitin 2000? (Foto)

Është interesante të shohësh se si e mendonin botën ku ne sot jetojmë, njerëzit që kanë jetuar 100 vite përpara nesh.

“Franca në vitin 2000” është një prej shembujve. Këto piktura që paraqiten më poshtë janë realizuar nga Jean-Marc Cote dhe artistë të tjerë francezë gjatë viteve 1899, 1900, 1901 dhe 1910, ku tregohet se si këta njerëz e parashikonin zhvillimin e teknologjisë në 100 vitet e ardhshme.

Fillimisht imazhet u vendosën në paketa cigaresh, më pas u kthyen në kartolina.

Disa nga idetë përputhen me teknologjinë që apilikohet sot në botë. Helikopterë që do të patrullonin ajrin, apo makineri bujqësore që do lëviznin vetë janë disa prej parashikimeve të bëra realitet 100 vite më pas.

Gjithsesi, disa prej tyre nuk janë ende të mundura, si për shembull udhëtimi nën ujë të tërhequr nga një balenë, postieri që ju troket në dritare i hipur në një mjet fluturues apo transmetimi i njohurive nga librat nëpërmjet një makinerie.

E çuditshme është se në pikturat e 100 viteve më parë nuk është parashikuar mundësimi i udhëtimit në kohë, një prej fantazive më të vjetra të njerëzimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027604103088379
array(1) { ["section"]=> string(82) "si-e-parashikonin-njerezit-ne-1900-se-si-do-te-dukej-bota-ne-vitin-2000-foto-22326" }